Mickoski: Farsa në Kuvend mund t’ju kalojë, por ndryshim i Kushtetutës jo

min lexim

Mund t’ju kalojë Informacioni dhe farsa në Kuvend, por ndryshim i Kushtetutës jo, ka shkruar lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski.

“Sonte në orën 19:00 para Qeverisë, përmes MPJ-së deri në Kuvend! Ultimatum, JO faleminderit!”, ka shkruar Mickoski.

Kujtojmë se opozita maqedonase VMRO-Levica mbi një javë protestojnë kundër propozimit francez, madje pasditen e 5 korrikut është shmangur incident ndëretnik pasi një grup protestuesish maqedonas, u përleshën me një grup të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë qenë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Policia parandaloi përballje direkte dhe përshkallëzim të situatës.

Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit.

Ndryshe, së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fjolla Morina shtrihet në spital

Story i radhës

Kush e favorizoi mandatin e tretë qeverisës të PS-së

Të fundit nga