Mickoski: Fakti që Grubi ka ikur, vërteton se ai është fajtor

December 19, 2024
min lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski sot tha se vetë arratisja e Artan Grubit len të kuptohet se ai është fajtor, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Absolutisht, Artan Grubi dhe të gjithë ata që dyshohen në mënyrë të arsyeshme për kryerjen e një krimi duhet të dëshmohen nga prokuroria fajtor dhe të caktohet një masë nga gjykatat në bazë të provave dhe akuzës dhe të akuzuarit të provojnë në gjykatë se ai është i pafajshëm. Kështu supozohet të funksionojë. Thjesht me faktin se dikush është arratisur dhe nuk është i disponueshëm për nga organet e rendit, kjo vetëm konstaton se ai është fajtor, gjegjësisht se ka faj”, tha Mickoski në intervistë për të “RTVM”.

Mickoski theksoi se akuzat e LSDM-së opozitare se Grubit kinse i është lejuar të largohet, tha se kjo do të mohohet shumë shpejt, sepse siç tha ai, përkushtimi i Qeverisë është që të kemi një shtet juridik në të cilin do të ketë një luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit.

Mickoski gjithashtu tha se Kodi Penal i miratuar nga Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së në fakt nënkupton amnisti për veprën e kryer, duke theksuar se nevojitet një Kod i ri Penal i cili do të bazohet në përvojat të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Përgjigjen për këtë pyetje do ta ndaj në dy pjesë. Pjesa e parë është për opinionin vendor dhe për Brukselin. Ky Kod Penal siç është do të thotë amnisti, e thënë me kusht, për një pjesë të veprës së kryer për të cilën ka dyshime dhe prova të arsyeshme, qoftë në fazën e hetimit, qoftë në fazën gjyqësore. Pse? Sepse ky Kod Penal është më i favorshëm për ato raste dhe sipas Kushtetutës e shohin si më të favorshëm dhe kjo do të thotë vjetrim i disa akteve, pavarësisht nëse sjellim një të ri, i riu nuk mund të mbisinkronizohet këtë që është aktual”, Mickoski.

Mickoski thotë se duam të sjellim një Kod të ri Penal të bazuar në përvojat e vendeve anëtare të BE-së në përputhje me ndjenjën dhe realitetin tonë në vend.

“Një Kod i tillë Penal duhet miratuar, nuk po them jo. Por do të përsëris se ashtu siç është sot, lejon që disa nga raste që janë në procese gjyqësore apo në hetim, për të cilat ka dyshime dhe prova të arsyeshme se është kryer një krim, të vjetërsohen. Dhe një ligj i ri, për të përsëritur, nuk mund t’i kthejë ato akte. Pra, për të përfunduar, ata që donin me ato ndryshime të atij ligji, i cili aktualisht është në fuqi t’i siguronin vetes një amnisti politike të krimit me kusht ose një amnisti reale të krimit, e kanë bërë punën e tyre. Një ligj i ri i bazuar në eksperiencat europiane do të jetë pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të drejtësisë dhe prokurorisë në vendin tonë. Po, një gjë të tillë po planifikojmë ta bëjmë”, shton Mickoski.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Skenari i ngjashëm si i Rusisë në Ukrainë”/ Bytyçi: Molla e Kuqe do të duket afër për shqiptarët – Çfarë po parashikon?

Story i radhës

Tmusic dhe Muhadri, më të mirët e basketbollit 2024

Të fundit nga

ShkoLartë