mickoski eshte normale ta ndjekim situaten ne serbi por nuk pres perhapje tek ne 67d5c8afbc7d8

Mickoski: Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, por nuk pres përhapje tek ne

March 15, 2025
1 minut lexim

Është normale ta ndjekim situatën në Serbi, do të ishte e papërgjegjshme të mos e ndjekim situatën me fqinjët tanë dhe në bazë të kësaj jemi të përgatitur për sfidat, nëse ka të tilla, kemi përpunuar skenare, por nuk pres përhapje tek ne, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

I pyetur për ngjarjet në Serbi dhe informacionet nga mediat lokale se “disa struktura nga shtetet fqinje të Serbisë, gjoja marrin pjesë në disa skenarë”, Mickoski tha se politika jonë është e qartë, “as nuk duam që ata të ndërhyjnë në punët tona të brendshme, as ne nuk do të ndërhyjmë në punët e brendshme të ndonjë shteti tjetër”.

“Detyrat tona të shtëpisë janë detyrat tona të shtëpisë, ndërsa detyrat e shtëpive të vendeve të tjera janë detyrat e tyre. Nëse dikush kërkon ndihmë nga ne, këshilluese, të çfarëdo lloji, ne jemi këtu në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Maqedonisë për të mundësuar një gjë të tillë. Nëse jo, ne edhe një herë do të përqëndrohemi në detyrën tonë, sepse kemi punë për t’i zgjidhur në shtëpi dhe as nuk kemi ambicie, as nuk dëshirojmë të jemi pjesë e punëve të brendshme të ndonjë vendi në botë”, tha Mickoski.

Në kryeqytetin serb sot pasdite mbahet protestë e madhe, e udhëhequr nga studentët në bllokadë, që konsiderohet si kulmi i demonstratave 3,5 mujore për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një konstruksioni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

marredheniet intime gjate shtatzenise cfare duhet te dini 67d5c4797aa7e
Story i mëparshëm

Marrëdhëniet intime gjatë shtatzënisë: Çfarë duhet të dini

pesoi lendime ne koke nga nje defekt ne ski liftin ne kodren e diellit kerkon zbardhjen e rastit nga policia 67d5c8b2231d4
Story i radhës

Pësoi lëndime në kokë nga një defekt në ski liftin në Kodrën e Diellit kërkon zbardhjen e rastit nga policia

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë