E ardhmja e Maqedonisë është në BE dhe gjatë kësaj rruge vendi bëri shumë hapa dhe lëshime që dëshmojnë përkushtimin tonë drejt së ardhmes evropiane – tha Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë adresimit në Samitin e 20-të Evropian në Salzburg me moton “BE: S`ka të ardhme pa reforma”.
“Ajo që mungon është vullneti që përcillet me vepra që rajoni me të vërtetë të kalojë nga dhoma evropiane e pritjes drejt realizimit të së ardhmes evropiane. E ardhmja e rajonit është në transformimin ekonomik dhe politike dhe lidhje të ndërsjelltë” – tha Mickoski.
Sipas tij, po bëhet gjithcka që kompanitë nga Maqedonia të dalin jashtë kufijve, të ndihmohet importi dhe të tërhiqet kapitali i huaj – shkruan në një postim në FB, Kryeministri Mickoski.
Samiti i 20-të Evropian në Salzburg me moton “BE: S`ka të ardhme pa reforma”, është në organizim të Institutit të rajoneve të Evropës, Kongresit Evropian, kurse marrin pjesë 700 mysafirë.
Parashijohet që nesër Mickoski të ketë takime me Presidentin austriak, Aleksandar van der Belen dhe me shefin e diplomacisë, Aleksandar Shalenberg. /tvklan.mk/
Burimi: TV KLAN