Mickoski: Dolën në pah gënjeshtrat e Qeverisë! LSDM: VMRO po bllokon vendin, do të ndëshkohen në zgjedhje

August 19, 2023
min lexim

Ndryshimet kushtetuese ende janë në mjegull, derisa pushteti dhe opozita vazhdojnë me të njëjtat akuza dhe kundërakuza. Pasi dje kuvendi nuk arriti të sigurojë 80 votat e nevojshme, siç edhe ishte paralajmëruar seanca u ndërpre për një kohë të pacaktuar. Për këtë shkak lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski tha se dolën në pah gënjeshtrat e pushtetit, ndërsa përsëriti bindjen se ndryshimet kushtetuese nuk janë kusht për rrugën eurointegruese të vendit.

“Dita e djeshme ishte tregues i qartë kristal i asaj që kam thënë për më shumë se një vit. Se kemi një marrëveshje të keqe të pranuar në mënyrë të njëanshme nga qeveria dhe se qeveria, duke tërhequr edhe Maqedoninë, do të godasë në mur. Autoritetet e LSD-së dhe BDI-së përdorën shumë gënjeshtra, shumë manipulime dhe nënshtrime për të kaluar diçka që sinqerisht mund t’ju them, me këtë gjeneratë të VMRO-DPMNE-së nuk ka as shanse teorike të kalojë diktat në dëm të popullit tim dhe të gjithçkaje në drejtim të mohimit të identitetit tim, tonë të përbashkët shekullor”, tha Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së.

E nga LSDM akuzojnë se VMRO DPMNE pa arsye po bllokon integrimin e vendit në BE dhe për këtë shkak sipas tyre qytetarët do t’i ndëshkojnë në zgjedhje.

“Të gjithë e mbajmë mend shumë mirë se si qeveria e Nikolla Gruevskit e bllokoi rrugën për BE dhe NATO dhe si e kundërshtonte Hristijan Mickoski ndërsa deputetët e tij votuan kundër anëtarësimit në NATO. Në seancën e djeshme pamë se Mickovski është si Nikolla Gruevski. Dhe ai dëshiron ta tërheqë vendin edhe 11 vjet pas për asgjë, vetëm për kolltukun e tij në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi Nenad Kociq – LSDM.

Presidenti i vendit theksoi se opozita mosvotimin e djeshëm duhet ta arsyetojë me dhënien e alternativave të tjera të cilat do të ishin zgjidhje më e mirë sipas tyre. Edhe pse tani nuk janë numrat e nevojshëm sipas tij kjo nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të sigurohen 80 vota pro ndryshimeve kushtetuese.

“Çfarë propozon ti? Të vish ti në pushtet dhe do të  sigurosh ti dy të tretat? Me kë? Sërish me mua, me njerëzit e njëjtë, me të njëjtat struktura politike? Është jo serioze. Do të thotë nëse ka dështuar sot BE unë pyes se a po kthehemi në debatin e vjetër nga 91/92 kur themi tani do të shkojmë, perëndim, lindje? Do të thotë koncepti i tyre është që të vijnë në pushtet, e pastaj do të mendojnë për 2/3. Ky nuk është koncept politik”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

VMRO DPMNE vlerëson se siç e quajnë ata, dështimi i djeshëm e delegjitimon Qeverinë megjithatë krejt të kundërtën e mendon presidenti Pendarovski sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme që janë bërë praktikë e vendit nuk i bëjnë mirë askujt.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhaka debuton me fitore te Leverkusen, Stuttgart shënon pesë në shtëpi

Story i radhës

Kalaja e Borshit/ Historia shekullore, tërheq vëmendjen e turistëve të huaj

Të fundit nga

ShkoLartë