mickoski do te propozoj qe marketet te publikojne cmimet e produkteve te tyre 67ab60e023157

Mickoski: Do të propozoj që marketet të publikojnë çmimet e produkteve të tyre

February 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 shkurt –  Kryeministri Hristijna Mickoski, në seancën e sotme të qeverisë tha se do të propozojë një masë për çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë, e ajo është që të gjitha supermarketet e mëdha të shpallin publikisht çmimet e produkteve të tyre.

“Të gjitha zinxhirët e këtyre hipermarketeve duhet të kenë një faqe publike në të cilën do të publikojnë të gjitha çmimet e të gjitha produkteve që kanë në tregjet e tyre. Që qytetarët të shohin qartë se cilat janë çmimet dhe të vendosin vetë. Siç kanë disa vende në botë, le t’i ndjekim ato trende”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarit se çfarë masash do të ndërmarrë Qeveria për uljen e çmimeve.

Ai theksoi se janë duke u shqyrtuar disa masa për uljen e çmimeve të produkteve, por vendimi do të merret pas informimit dhe analizës së Inspektoratit Shtetëror të Tregut në seancën e sotme të Qeverisë.

Ndryshe, të premten e kaluar një pjesë e qytetarëve sërish bojkotuan marketet e mëdha në vend, duke shprehur revoltën për çmimet e produkteve bazë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

parregullesi ne regjistrin qendror revizioni shitja e automjeteve pa pelqimin e qeverise mosfunksionim i regjistrave te caktuar 67ab6062e3f35
Story i mëparshëm

Parregullësi në Regjistrin Qendror! Revizioni: Shitja e automjeteve pa pëlqimin e qeverisë, mosfunksionim i regjistrave të caktuar…

balliu me ardhjen e chris lacivitas ne tirane trumpizmi ka zbritur ne pd renia e qeverise e pashmangshme 67ab65c6dc922
Story i radhës

Balliu: Me ardhjen e Chris LaCivitas në Tiranë, trumpizmi ka “zbritur” në PD. Rënia e qeverisë, e pashmangshme

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë