Mickoski: Deputët të LSDM-së refuzoni propozimin francez, dëgjoni popullin

July 12, 2022
1 minut lexim

Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese këtyre ditëve hynë në procedurë parlamentare. Për këtë shkak, Kryetari I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njofton se Informacionin, Kuvendi e miraton me shumicë të thjeshtë respektivisht me 41 vota nga 61 deputetë të pranishëm.

Mickoski iu është drejtuar Deputetëve të LSDM-së, duke thënë se ka njohuri se disa prej tyre ende hezitojnë të votojnë “pro” propozimit francez.

“Deputetë të LSDM-së, ju bëj thirrje që të mos u nënshtroheni presioneve të pushtetit dhe të veproni kryesisht sipas vetëdijes suaj. Qëllimi im nuk është lufta për pushtet, por mbrojtje e interesave shtetërore dhe kombëtare përmes hedhjes poshtë të procesit që është I dëmshëm për Maqedoninë” – deklaroi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së ka premtuar se nëse në Kuvend informacioni nuk mbështetet nga deputetët e LSDM-së, nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe do të mbështesë mbijetesën e qeverisë, madje nëse është edhe e pakicës, vetëm që, sic thotë, Maqedonia të mos shantazhohet dhe të nëncmohet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Imazhi i parë i teleskopit James Webb tregon fillimet e universit

Story i radhës

Vritet edhe një gjeneral rus

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë