mickoski bdi po tenton ta politizoje tragjedine ne kocan 67e287311715d

Mickoski: BDI po tenton ta politizojë tragjedinë në Koçan

March 25, 2025
1 minut lexim

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sot para gazetarëve se procedura për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski është pezulluar për momentin.
“Për shkak të ndjeshmërisë së opinionit për rastin e Koçanit dhe hetimeve që po kryhen, është ndaluar procedura për shkarkimin e prokurorit Ljubomir Kocevski”, tha Mickoski.
I pyetur për akuzat e BDI-së se rasti i Koçanit po përdoret për përndjekje politike dhe jo hetime, Mickoski tha se BDI nuk po arrin të del nga matrica e skenës politike që e shikojmë që 20 vjet.
“BDI në vend që të ndihmojë dhe të kyçet në hetime, tenton që ta politizojnë ngjarjen në Koçan”, tha Mickoski.
I pyetur për zërat në opinion se Arben Taravari do të largohen nga VLEN dhe do ta lëshojë qeverinë, Mickoski tha se nuk ka informacione të tilla dhe se koalicioni qeveritar funksionon shumë mirë.
Në lidhje me kërkesën e opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të përkohshme parlamentare, Mickoski u përgjigj se nuk është i sigurt se e tërë opozita dëshiron zgjedhje të parakohshme por nëse donë jemi të gatshëm për to.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kontrollet ne objektin tjeter te pronarit te diskotekes pulse dhe ne objektin e inspektoratit te tregut ne kocan 67e287311304f
Story i mëparshëm

Kontrollet në objektin tjetër të pronarit të diskotekës ‘PULSE’ dhe në objektin e Inspektoratit të tregut në Koçan

parregullesi me certifikatat e shofereve dogana kthen mbrapsht 69 kamione 67e28733e46de
Story i radhës

Parregullësi me certifikatat e shoferëve! Dogana kthen mbrapsht 69 kamionë…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë