Akuzave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski se opozita është kundër agjendës evropaine me mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese, iu kundërpërgjigj kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai tha se është kundër qeverisë kriminale të LSDM e cila nuk ka agjendë europiane por agjendë për negocim të tendrëve në katër sy.
“Asnjëherë nuk do të jem pjesë e asaj agjende që përfshin miliona prona të zotërinjve të rinj në qendër të kryeqytetit pa pasur një origjinë të qartë se si e kanë fituar atë pronë. Nuk do të jem kurrë pjesë e asaj agjende që ata e quajnë evropiane, ku tenderët bëhen në katër sy, qytetarët vidhen, ku shëndetësia është katastrofale dhe pacientët vdesin nëpër korridore, ku studentët marrin librat në fund të vitit shkollor, ku fermerët nëse shkoni sot në Maqedoninë Lindore, do të shihni se përkundër faktit se rezervuarët janë të mbushur për shkak të kanaleve të papastruara, ata nuk mund të shërbehen me ujë për të vaditur pronat e tyre” – deklaroi Mickoski.