BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në, shkroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në “Twitter” menjëherë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Ai shprehu mbështetje për rifillimin e procesit integrues dhe iu referua konkretisht Maqedonisë së Veriut.
“Për Maqedoninë e Veriut, puna vazhdon drejt gjetjes së një zgjidhjeje të shpejtë të pranueshme reciprokisht”, tha Michel.
Deklarata erdhi pas anulimit të konferencës për shtyp të liderëve të BE-së që do të mbahej pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, e cila do të trajtohej nga presidenti francez Emmanuel Macron, si lider i vendit që mban presidencën e rradhës të BE-së, Presidenti i Këshillit, Charles Michel, si dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.