Mianmar, 5 të vdekur dhe qindra të plagosur si pasojë e ciklonit “Mocha”

May 15, 2023
1 minut lexim

DHAKA (AA) – Për shkak të ciklonit “Mocha” i cili ka vendosur nën ndikimin e tij Bangladeshin dhe Mianmarin, kanë humbur jetën 5 persona dhe janë plagosur mbi 700 të tjerë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shoqata Humanitare e të rinjve të Arakanit në Sittwe, kryeqytetin e rajonit Arakan në Mianmar thuhet se kundër rrezikut të përmbytjeve banorët e zonës janë strehuar në ndërtesa të sigurta në zona të larta dhe se janë plagosur mbi 700 persona.

Mediat lokale njoftojnë se 5 trupa të pajetë janë gjetur gjatë punimeve të kërkim-shpëtimit në ciklonin i cili arriti shpejtësinë 209 kilometra në orë.

Në deklaratën nga zyrtarët e administratës ushtarake në Mianmar thuhet se erërat e forta kanë dëmtuar ndërtesat, linjat e energjisë elektrike dhe çatitë e disa ndërtesave.

Për shkak të ciklonit “Mocha” që ka shkaktuar shira intensivë dhe përmbytje të kategorisë 5, në rajonin Arakan në bregun perëndimor të vendit ishte shpallur “gjendje e jashtëzakonshme”.

Në zonat bregdetare të Bangladeshit dhe Mianmarit u evakuuan qindra mijëra persona për shkak të ciklonit “Mocha”. Teksa vazhdojnë evakuimet, popullatës i është bërë thirrje të qëndrojë larg zonave bregdetare.

Parashikohet se në Bangladesh numri i personave të evakuuar ka kaluar 700 mijë. Nga cikloni “Nargis” në vitin 2008 në Mianmar humbën jetën 135 mijë persona.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vrasja e hendbollistit kroat në Shkup, seancë publike në Gjykatën e Apelit

Story i radhës

Ambasada e Britanisë përfshihet në rekrutimin e drejtorëve të të gjitha shkollave në Prishtinë

Të fundit nga

Adelina Tahiri shkëlqen në pushime

Këngëtarja Adelina Tahiri po shijon ditët e nxehta të verës në bregdet dhe ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në Instagram. Në njërën nga fotografitë, ajo ka pozuar duke parë
sqmken
ShkoLartë