Në adresë të portalit TS ka arritur një ankesë e një mërgimtari i cili vjen në pushime në Tetovë. Ai thotë se para banesës e cila gjendet afër Ekologut më saktësisht ambulanta Sistina ku edhe banon disa persona ia thejnë veturën me gurëz dhe ia shpojnë gomat. Sipas tij herën e fundit e kanë thirrë policinë por asnjë polic nuk ka shkuar të merr masa apo të zbardhin rastin.
“Në venbanimin tonë dëmtohen veturat vazhdimisht nga person(a) ende të paidentifikuar të cilët pandërpre na i presin gomat profesionalisht dhe na i gërvishtin thellë veturat dhe së fundi me gurë të madh bëjnë thyerje dritaresh, siç duket në foto më poshtë xhami i thyer mbas…… që na e bënë neve para tre ditësh, ku bile edhe guri ishte mbrenda në veturë!!!!
Kriminelët psikopatë, që mundet të jenë edhe grup i organizuar, veprojnë vonë natën….dëmtimet seriale nuk jan duke u ndalë!!” thotë për TS.