MF monitoron realizimin e investimeve kapitale me mekanizimin KAPEF – në tremujorin e parë janë rezervuar 558 milionë denarë

April 5, 2022
min lexim

Ministria e Financave tashmë dy vite monitoron procesin e realizimit të investimeve kapitale nga shfrytëzuesit buxhetorë përmes mekanizmit të vendosur KAPEF, të rregulluar me Ligjin për realizimin e buxhetit të RMV-së për vitin 2021 dhe Ligjin për realizimin e buxhetit të RMV-së për vitin 2022, i cili parasheh shpërblimin e atyre që i realizojnë planet e tyre sipas kritereve të përcaktuara. Sot, nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Informacioni për realizimin e investimeve kapitale në tremujorin e parë të vitit 2022.

Sipas mekanizmit KAPEF, shfrytëzuesit buxhetorë deri në fund të tremujorit të parë duhet të kenë realizim prej së paku 15% nga shpenzimet kapitale të planifikuara, në fund të tremujorit të dytë 40 % dhe në fund të tremujorit të tretë 65%. Nëse nuk i arrijnë këto limite, atëherë mjetet rezervohen për shpenzime kapitale në kuadër të buxhetit të shfrytëzuesit buxhetor, pa të drejtë shpenzimi.

Nëse shfrytëzuesit buxhetorë nga pushteti qendror duke përfshirë tremujorin e dytë të vitit rrjedhës kanë realizuar 40% të shpenzimeve kapitale në nivel të nënprogramit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar duke përfshirë edhe rishpërndarjet e mjeteve, gjegjësisht, duke përfshirë tremujorin e tretë të vitit rrjedhës kanë realizuar 65% të shpenzimeve kapitale në nivel të nënprogramit dhe zërit nga buxheti themelor i miratuar me rishpërndarjet e përfshira të mjeteve, me ç’rast mjetet e rishpërndara u kthehen atyre.

Me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shfrytëzimin e mjeteve nga shpenzimet kapitale të rezervuara, të cilat nuk kthehen, vendos Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Vendim për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë dhe fondeve ose me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Buxhetit.

Për ministrin e Financave, Fatmir Besimi, ky është një sistem tashmë i vendosur, që është i njohur për të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe të cilët janë të informuar se nëse nuk arrijnë synimin, mjetet e tyre do të rezervohen. Mekanizmi KAPEF zbatohej edhe në vitin 2021 dhe ndikonte pozitivisht mbi realizimin e investimeve kapitale gjatë këtyre viteve, ku ballafaqohemi edhe me krizë.

Kështu, të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2021 janë realizuar 79% të shpenzimeve të planifikuara kapitale, ku edhe në vlerë absolute investimet kapitale kanë qenë më të larta se në vitet e kaluara. Gjegjësisht, në vitin 2021, u realizuan investime kapitale në vlerë prej 23.4 miliardë denarëve.

Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 12.9% të shpenzimeve të planifikuara kapitale. Gjegjësisht, në tre muajit e parë, përkatësisht nga data 1 janar deri më datë 31 mars 2022, u realizuan 4.9 miliardë denarë, që paraqet 23.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë ose pothuajse 1 miliard më shumë.

Në bazë të zbatimit të mekanizmit KAPEF u konstatua se shfrytëzuesit buxhetorë kanë mjete të pashfrytëzuara prej 558 milionë denarëve, që do t’u rezervohen.

Shfrytëzuesit buxhetorë të pushtetit qendror të cilët i kanë mjetet e rezervuara kur do t’i realizojnë 40% nga shpenzimet kapitale të planifikuara në buxhet, atëherë Ministria e Financave do t’i kthejë mjetet në programet dhe zërat prej nga janë rishpërndarë.

Si Qeveri vijojmë të jemi të përkushtuar në realizimin e investimeve kapitale edhe krahas krizës energjetike aktuale dhe nevojës për zvogëlimin e ndikimit të saj, me ç’rast miratuam pakon prej 26 masave. Realizimi i investimeve kapitale nënkupton arritje të normave më të larta të rritjes dhe standard më të mirë të jetesës së qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia në Bullgari, Muhedin Brava: Pse Talat Xhaferi nuk po lejon hetim parlamentar?!

Story i radhës

Tierney e humbë pjesën e mbetur të sezonit

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë