KOCOVSKA

MF: Mbi 240 milionë euro mbështetje për kompanitë vendore nga Qeveria me kushte të favorshme

November 19, 2026
1 minut lexim

Edhe 45.2 milionë denarë janë transferuar nga buxheti Qendror në Bankën Zhvillimore për t’i mbështetur investimet që kanë realizuar kompanitë vendore.

Mbështetja e përgjithshme që Qeveria deri më tani ka realizuar në sektorin privat përmes kësaj mase është 14.9 miliardë denarë ose 242 milionë euro dhe ka ndikim të rëndësishëm në realizimin e investimeve private dhe mbështetjen për aktivitetet ekonomike. Në buxhet për zbatimin e kësaj mase janë parashikuar mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh. Transheja e parë nga buxheti për Bankën Zhvillimore dhe kompanitë vendore u realizua nga Ministria e Financave në muajin mars të vitit të kaluar.

Qeveria i siguroi mjetet nga Banka Hungareze Eksport-Import me qëllim të stimulimit të ciklit të investimeve në sektorin privat dhe stimulimit të rritjes ekonomike. Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore dhe bankave afariste deri te shfrytëzuesit e fundit – kompanitë vendore, me kushte të favorshme ku norma e interesit është 1.95%, periudha e shlyerjes deri në 15 vjet, kurse periudha grejs është deri në 3 vjet.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 20261119 WA0020
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Bashkëpunimi me IRI-në, kontribut në forcimin e demokracisë dhe kapaciteteve institucionale

citaku javen e ardhshme nisim iniciativen e re ligjore per dhomat e specializuara 6aff03018e13e
Lajmi i radhës

Çitaku: Javën e ardhshme nisim iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara

Të fundit nga

ShkoLartë