mexhiti vlen do te garoje bashke ne zgjedhje taravari u vete perjashtua nga vlen i vlen bene apel votuesve dhe funksionareve te ash se qe te distancohen nga politikat e percarjes te taravarit 67ffc075d9b89

Mexhiti: VLEN do të garojë bashkë në zgjedhje, Taravari u vetë përjashtua nga VLEN-i! VLEN bënë apel votuesve dhe funksionarëve të ASH-së që të distancohen nga politikat e përçarjes të Taravarit

April 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 16 prill – Kreu i LD-së, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN, për dallim prej ASH-Taravari, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave, përcjell TV21. Mexhiti u bëri thirrje votuesve të ASH-së që të distancohen, siç tha ai, “politika përçarëse e Taravarit”.

“Koalicioni VLEN sot ka vendosur që të garojë në zgjedhje bashkë, edhe me lista për këshilltarë, edhe me kandidatë për kryetarë të komunash, ndërsa në ditët në vijim do të kemi edhe themelim të shtabeve të VLEN-it, për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë rast, u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, votuesve dhe funksionarëve të ASH-së, që të distancohen nga politikat e përçarjes të z.Taravari, e sponsorizuar nga BDI-ja dhe oligarkët e tjerë, dhe të qëndrojnë në koalicionin e ndryshimit”, tha mes tjerash Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti taravari dhe ahmeti deshtuan ta percajne vlen in bdi mbetet ne vdekje klinike 67ffc03ec95a6
Story i mëparshëm

Mexhiti: Taravari dhe Ahmeti dështuan ta përçajnë VLEN-in. BDI mbetet në vdekje klinike

sherr ne kurbin plagoset me thike nje 30 vjecar i riu transportohet me urgjence ne spital 67ffc5d9b3f9a
Story i radhës

Sherr në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar, i riu transportohet me urgjencë në spital

Të fundit nga

ShkoLartë