f2e55233 942e 4d7a baad ca01bf59554e scaled

Mexhiti viziton familjen e legjendës olimpike Shaban Tërstena në Çair

August 30, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të vizitave në Çair, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, z. Izet Mexhiti, vizitoi familjen e legjendës së sportit shqiptar dhe botëror, Shaban Tërstena.

Shaban Tërstena është figurë e madhe dhe krenari kombëtare, i cili me arritjet e tij olimpike i ka dhënë Çairit dhe gjithë shqiptarëve një vend të veçantë në hartën e sportit botëror. Ai ka dëshmuar se edhe nga një vend i vogël mund të lindin kampionë që bëjnë tërë kombin të ndihet krenar.

Në këtë atmosferë të ngrohtë familjare dhe mikpritjeje tradicionale, z. Mexhiti theksoi se mesazhi i madh që përçon figura e Shaban Tërstenës është se me vullnet, vizion dhe guxim, nuk ka kufij për arritjet. Ky frymëzim është shembulli më i mirë për gjeneratat e reja dhe për gjithë Çairin.

“Ne synojmë që këtë frymë të sukseseve dhe krenarisë ta shndërrojmë në udhëheqje e vizion politik për Çairin e së ardhmes, një vend që do të nxjerrë figura të mëdha jo vetëm në sport, por edhe në art, kulturë dhe shkencë,” ka shkruar Izet Mexhiti.

VLEN mbetet e përkushtuar për të nderuar figurat kombëtare dhe për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja që do ta çojnë përpara shoqërin tonë.

379099c0 0fc2 4966 8e1a e08a6d6f1dae scaled

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

video policet parandaluan perhapjen e zjarrit ne sallen boris trajkovski publiku u evakuua nente police perfunduan ne toksikologji 68b3609889b36
Lajmi i mëparshëm

(VIDEO) Policët parandaluan përhapjen e zjarrit në sallën Boris Trajkovski, publiku u evakuua, nëntë policë përfunduan në toksikologji

mexhiti prezanton investimin e madh ne lagjen gazi babe rruga jashar erebara po merr forme moderne me mbi 3 milione denare 68b36d0ed7636
Lajmi i radhës

Mexhiti prezanton investimin e madh në lagjen Gazi Babë: Rruga Jashar Erebara po merr formë moderne me mbi 3 milionë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë