Mexhiti uron Shqipërinë: Motiv shtesë për vendin, për vazhdimin e politikave për nisjen e negociatave me BE-në

min lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe ka vlerësuar se ky duhet të jetë një motiv për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë përpjekjet politike dhe diplomatike për nisjen e negociatave, transmeton TV21.

Mexhiti ka siguruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor.

Ai potencoi se dëshpërim nuk ka.

Njoftimi i plotë i Izet Mexhitit pa ndërhyrje:

“Në emër të Qeverisë të Maqedonisë së Veriut, përgëzoj Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe kombin shqiptar kudo në botë, dhe një datë e shënuar në historinë moderne të shqiptarëve.

Hapja e kapitullit të parë negociues është sukses për institucionet dhe udhëheqësit e shtetit shqiptar. Njëkohësisht, ky sukses paraqet një motiv shtesë për vendin tonë që të vazhdojë me përpjekjet politike dhe diplomatike për të nisur negociatat nëpër kapituj për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Si zëvendës kryeministër në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, i siguroj të gjithë qytetarët se Qeveria do të vazhdojë të punojë me dinamikë të shtuar për të gjetur zgjidhje ndaj kontestit ndërshtetëror me Republikën e Bullgarisë duke miratuar ndryshimet kushtetuese në një afat sa më të shkurtër kohor.

Dëshpërim nuk ka! Procesi europianizues kthim mbrapa nuk ka! Vazhdojmë përpara më fuqishëm, më të vendosur, më të bashkuar së kurrë!”

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Partizani”/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Story i radhës

“Termokos” ngroh 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

Të fundit nga