mexhiti uron presidenten e re te kosoves justina shiroka pula 6ac619e175aaf

Mexhiti uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti ka uruar zgjedhjen e presidentes së re Justina Shiroka Pula, duke i uruar përkushtim dhe punë në sfidat e ardhshme.

“Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, e njohim përmes kontributit të saj intelektual dhe librave të saj në fushën e ekonomisë. Është një intelektuale e dëshmuar, dhe zgjedhja e saj nderon jo vetëm institucionin e Presidentit, por gjithë botën akademike.

Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës është një hap i rëndësishëm për Kosovën, për forcimin e stabilitetit institucional dhe politik dhe për një frymë të re përgjegjësie në një kohë sfiduese për shtetin e Kosovës dhe për krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me një proces të padrejtë gjyqësor.

Konsensusi i arritur mbrëmë është dëshmi e pjekurisë politike dhe e vizionit për tejkalimin e ngërçeve institucionale. Për këtë, përgëzime për kryeministrin Albin Kurti për maturinë dhe përgjegjësinë e treguar në këtë moment të rëndësishëm.

Kosova ka nevojë për institucione të forta, stabilitet dhe unitet politik.

Urime Kosovë!”, shkroi Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

eshte e rreme reperi drake mohon se eshte babai i femijes qe pret ish e dashura e tij kecia sande 6ac6173c73b83
Lajmi i mëparshëm

‘Eshtë e rreme’, Reperi Drake mohon se është babai i fëmijës që pret ish-e dashura e tij Kecia Sande

task force godet ne tetove e gostivar tre persona kapen me marihuane dhe kokaine 6ac61b2e3cefd
Lajmi i radhës

Task Force godet në Tetovë e Gostivar, tre persona kapen me marihuanë dhe kokainë

Të fundit nga

ShkoLartë