MEXHITI DHE KURTI

Mexhiti uron Kurtin për Qeverinë “Kurti 3”: Kosova hyn në kapitull të ri në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë

February 12, 2026
1 minut lexim

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë, Kosova ka hyrë në një kapitull të ri politik me formimin e Qeverisë “Kurti 3”. Me këtë rast, Izet Mexhiti ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në detyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Në mesazhin e tij, Mexhiti i ka shprehur Kurtit urimet për sukses në përmbushjen e përgjegjësive të reja, si dhe në avancimin e mëtejmë të shtetit, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Ai ka uruar gjithashtu qytetarët për formimin e qeverisë së re, duke shprehur besimin se ajo do të jetë në shërbim të zhvillimit, drejtësisë dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Mexhiti ka përgëzuar edhe Albulena Haxhiun për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e institucionit ligjvënës dhe në forcimin e rolit të grave në jetën demokratike të vendit.

Në fund, ai ka theksuar se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës ka qenë dhe mbetet i palëkundur, duke nënvizuar përkushtimin për të qëndruar krah për krah në rrugën drejt progresit, stabilitetit dhe të ardhmes evropiane.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dita kur nisi gjykimi i millosheviqit 698d7eef6b57e
Lajmi i mëparshëm

​Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit

BAJRAM BEGAJ
Lajmi i radhës

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, takim me liderët e partive parlamentare shqiptare

Të fundit nga

​Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit

Gjyqi i ish-presidentit të Republikës Federative të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002. Në gjykatën e krimeve të luftës të Kombeve të Bashkuara në Hagë në Holandë,
ShkoLartë