BAJRAM BEGAJ

Begaj vizitë zyrtare në Shkup, takim me liderët e partive parlamentare shqiptare

February 12, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim, në kuadër të së cilës janë paraparë takime institucionale në nivel të lartë dhe aktivitete me karakter diplomatik.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka bërë të ditur se, në emër të Presidentit Begaj, është përcjellë kërkesa për organizimin e një takimi në ambientet e Parlamentit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një veprim tërësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve gjatë vizitave të nivelit të lartë shtetëror.

Nga Ambasada theksojnë se çdo interpretim që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të tjera përtej atyre zyrtare është i pabazë, duke nënvizuar përkushtimin ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët politike dhe institucionale në vend.

Sqarimi i Ambasadës Shqiptare vjen pasi mbrëmë, kryetari i BESËS, Bilall Kasami në emisionin Click Plus tha se “ambasadori Meidani ka tentuar ta takojë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti”.

Ndryshe, vizita e presidentit shqiptar Begaj pritet të zhvillohet në një periudhë të ndjeshme politike, me debate të theksuara rreth çështjeve që lidhen me të drejtat e shqiptarëve, bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese evropiane.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MEXHITI DHE KURTI
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti uron Kurtin për Qeverinë “Kurti 3”: Kosova hyn në kapitull të ri në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë

bilall kasami uron kosoven per qeverine e re dhe rizgjedhjen e albin kurtit 698da662e5286
Lajmi i radhës

Bilall Kasami uron Kosovën për Qeverinë e re dhe rizgjedhjen e Albin Kurtit

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë