17831666524521

Mexhiti uron 250 vjetorin e SHBA-së: Liria e shqiptarëve mban vulën e miqësisë me Amerikën

July 4, 2026
1 minut lexim

“Ka kombe që e shkruajnë historinë e tyre. Ka të tjera që, duke e shkruar historinë e tyre, ndryshojnë edhe historinë e botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkasin kësaj të dytës”, ka shkruar bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në urimin e tij me rastin e 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mexhiti vlerëson se shpallja e pavarësisë amerikane para 250 vjetëve nuk ndryshoi vetëm fatin e një populli, por edhe mënyrën se si njerëzimi e kupton lirinë, duke theksuar se SHBA-ja është shndërruar në një simbol shprese për të gjithë ata që besojnë se liria është e drejtë dhe jo privilegj.

Mexhiti gjithashtu ka rikujtuar edhe mbështetjen që Amerika u ka dhënë shqiptarëve në momentet vendimtare të historisë kombëtare, duke theksuar se kjo miqësi nuk matet vetëm me marrëdhënie diplomatike, por me kujtesë, besim dhe mirënjohje.

Në fund të mesazhit të tij, Mexhiti ka uruar popullin amerikan për jubileun e madh, duke e cilësuar SHBA-në si një vend që prej dy shekujsh e gjysmë vazhdon të mbajë të ndezur pishtarin e lirisë dhe idealeve demokratike.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maya jama zbulon kuptimin e fshehte te tatuazhit qe beri ne moshen 15 vjecare 6a48f4dc2987f
Lajmi i mëparshëm

Maya Jama zbulon kuptimin e fshehtë të tatuazhit që bëri në moshën 15-vjeçare

komandant hoxha sot thone se i kane fituar lufterat ne 2001 ishin jashte luftes duke pervetesuar miliona nga fondet e uck se 6a48f8cfc12f5
Lajmi i radhës

Komandant Hoxha: Sot thonë se i kanë fituar luftërat, në 2001 ishin jashtë luftës duke përvetësuar miliona nga fondet e UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë