Pata takuar njerin nga Gjeneralet mbas luftes 2001,i cili me vones u rreshtua ne UÇK, mbasi e verejti qe djemté e UCK perballonin ofenzivat e njepasnjeshme me fitore, e ky iu bashkua Prizrenit se ne zonat e luftes nuk mund te i perballonte mungesat e lluksit te jetes se perditshme.
E pyeta: çka u ba? Ne u patem mar vesh qe secili ta nis luften ne vendbanimin e tij e shumë patet premtu po as ni kontribut nuk e dhat jo ne vendbanimet tuaja, por as ne nuk nai organizonit logjistiken a milionat i merrshi nga fondet e mergates ,ne kishim shpesh herë mungesë te armeve dhe municioneve.
Po, tha ke te drejt dhe u prezentoi disa letra ku i kish pas formu brigadat deri ne Manastir.
Ma shpjego pak i thash si do organizonit brigadat pa ushtar,ai me tregoi ne leter emrat e komandantëve te brigadave dhe batalioneve te pa formuara… Ok,i thash po si do mobizlizonin ushtaret e ku do i gjeni dhe logjistika etj… Filloi te fantazoj…
Une ia shpjegova ndryshe nga planet e tij se ne ne fillim kemi organizuar logjistiken ,bajtje te armeve e sipas nevojes se çdo ofenzive kur na u paraqitshin vullnetar i mobilizonim strukturat ushtarake prej Skuadre ,Togje,Kompani,Bataljone e deri ne brigad emronim komandant sipas pervojes qe tregonte ne beteja.
Ne jo qe mernim pjesë, por edhe familjar e shok e bashkfshatar i mobilizonim.
Këta as vetë, as familjarët, e as në fshatrat e tyre nuk ja ban ‘bam’ askund, përveçse ndejten jasht frontit ,grumbulluan fondet,i pervetsuan shumë miliona te mbas luftes ,tani edhe luftrat i paskan fituar me disa djemë te cilet vetem foto me uniforma kanë, pa marrë pjesë ne asnje betejë.
Na i shpjegoni ne detaje si keni luftuar, fituar betejat e luftes se UÇK-së,e ndoshta edhe do të fillojmë te ju besojmë qellimet e mira pa vepra qe na keni ndihmuar.
PS. Çka mendoni po mos te kishin filluar betejat e njepasnjeshme ne Karadak, Likovë, Tetovë dhe bërë rrezistencëvme fitore te njepasnjeshme trimat e frontit , ku do te kishin qene sot keta te Prizrenit?
Phuuuuuuu bre….
Unë mendoj si shumë djemë te frontit te cilet jetojnë rëndë jeten disa ne vendlindje,disa burgjeve e disa ne mërgatë, qe ju politikanet te mireni me projekte ne politik dhe te permendni UCK,per perkujtim dhe respekt e jo ta pervetsoni UÇK-në, e ta njollosni.
Mund vetem te kerkoni falje dhe pranoni gabimet qe i keni bere ne pushtet e pastaj te thoni,,,po kemi bere gabime dhe do te i permirsojme gabimet dhe qe tani kemi me fillu me punu per popullin se boll kemi vjedh.
Burimi: lajmpress.org



