Mexhiti tha se ligji për branitellat do të mbetet i bllokuar, Petrovska: Mickoski të tregoi nëse kjo deklaratë është qëndrimi i Qeverisë

September 22, 2024
1 minut lexim

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska kërkon që kryeministri Hristijan Mickoski të përgjigjet nëse qëndrim i qeverisë është i njëjtë me atë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti.

Ku ky i fundit në intervistë për REL tha se ligji për branitellat “do të mbetet i bllokuar”.

“Duke qenë se kryeministri Mickoski ka deklaruar se qëndron prapa “branitellave”, pres që me kapacitetin politik dhe autoritetin që ka si dikush që ka fituar 500.000 vota në zgjedhjet e fundit, të mundësojë miratimin e Ligjit. Kjo çështje nuk duhet të jetë objekt i zhvendosjes së përgjegjësisë, por i marrjes së vendimeve politike.

Kryeministri Mickovski duhet të përgjigjet nëse ky qëndrim i Mexhitit është edhe qëndrim i koalicionit qeveritar”, tha Petrovska për TV21.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zendaya shkëlqen me pamje magjepsëse

Story i radhës

“E palogjikshme”, Abdixhiku kritikohet ashpër për këtë premtim – kërkohet edhe mendim nga profesionistët!

Të fundit nga

ShkoLartë