Deklarata e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari se ministrat, drejtorët dhe funksionarët e tij janë më të mirë se të tjerët nga radhët e VLEN dhe që ka zëvendësministra që nuk paraqiten në punë, është deklaratë fatkeqe dhe tejet e gabuar. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në një intervistë për ALSAT.
Sipas Mexhitit, brenda koalicionit VLEN, të gjithë funksionarët i sheh si të njëjtit tabor dhe nuk i ndan në anëtar të ASH-së, BESËS, Alternativës apo Lëvizjes Demokratike pasi që ata udhëhiqen sipas një programi qeveritar dhe të mirat e të këqijat i ndajmë bashkë.