mexhiti sot nenshkruam kontratat me komunat per 829 projekte te reja me vlere rreth 15 miliarde denare 6878ee2b15dc1

Mexhiti: Sot nënshkruam kontratat me komunat për 829 projekte të reja, me vlerë rreth 15 miliardë denarë!

July 17, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot nënshkruan kontratat me komunat për 829 projekte të reja, me vlerë rreth 15 miliardë denarë!
“Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e komunave tona. Me këtë hap të madh, po e konkretizojmë zotimin tonë për zhvillim të barabartë, investime reale dhe bashkëpunim të ndershëm mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si pjesë aktive e këtij procesi, kontribuon me projekte në vlerë prej rreth 2.5 miliardë denarësh. Këto mjete do të shfrytëzohen për:
Përmirësimin e sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve;
Projekte për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin ekologjik;
Investime në infrastrukturën e gjelbër dhe zhvillim të qëndrueshëm;
Planifikim hapësinor që reflekton nevojat reale të qytetarëve.
Premtuam punë e zhvillim, dhe kjo po ndodh. Po sjellim ndryshime të prekshme në jetën e qytetarëve.
Po e ndryshojmë mënyrën se si qeveriset ky vend: me përgjegjësi, me transparencë dhe me fokus të qartë tek qytetari.
Po vendosim themelet e një zhvillimi të drejtë për të gjithë, pa dallim komune, partie apo përkatësie”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VALBON LIMANI
Lajmi i mëparshëm

Limani falënderon VLEN për 49 projekte në Gostivar (FOTO)

deri ne fund te ketij muaji duhet te dihet se cfare masa do te merren per rritjen e cmimeve 6878f35112e4e
Lajmi i radhës

Deri në fund të këtij muaji duhet të dihet se çfarë masa do të merren për rritjen e çmimeve

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës

Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981

Modeli Jaguar XJ6 i vitit 1981 po tërheq sërish interesin e entuziastëve të makinave klasike falë dizajnit të tij të përjetshëm dhe linjave elegante. Modeli konsiderohej një ikonë me prezencë aristokratike në
ShkoLartë