Mexhiti: S’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti derisa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Alesandar Vuçiq i cili tha se Kurti dëshiron që në Maqedoni ta rrëzojë nga pushteti BDI-në dhe Ali Ahmetin që pas zgjedhjeve të majit të udhëheqë me Maqedoninë, përkujtoi në shprehjen e vjetër: “mos e sjell punën me të vajtu Stambolli”.

“Po këto që kishin reagime të ashpra për përzierjen e Kurtit në Maqedoni, nuk i dëgjoj që të reagojnë për përzierjen e Vuçiqit në Maqedoni. Seriozisht pra, më vjen keq pra se ka një thënie në të kaluarën “Mos e bjer punën me të vajtu Stambolli”, por s’ma ka marr mendja se këta i vajton Vuçiqi dhe Beogradi”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike. /Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Hojlund barazoi rekordin shumëvjeçar të vendosur nga Anelka

Story i radhës

Logoja e Qeverisë “Kosovë ne të dalim Zot” për 16 vjetorin e pavarësisë, Çitaku reagon: Zot Kosovës i ka dalë UÇK’ja

Të fundit nga