Mexhiti: S’jemi më anëtarë të BDI-së! Na ndahen rrugët me Bexhetin, Xhaferin dhe Bejtën

July 17, 2023
1 minut lexim

Izet Mexhiti, një nga deputetët e fraksionit brenda BDI-së u nda nga ky subjekt politik dhe që sot ka filluar procedurën për formimin e një lëvizjeje të re dhe këtë e konfirmoi për TV21. Qëllimi i Lëvizjes në krye me Mexhitin është bashkimi i frontit opozitar, duke paralajmëruar se do të jetë një lëvizje demokratike, e cila do të artikulojë ndryshe opinionin. Në këtë rrugëtim Mexhiti nuk e ka përkrahjen e Blerim Bexhetit i cili u shpreh kundër ndarjes nga BDI, mirëpo mbështetje ka gjetur te deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, i cili për TV21 deklaroi se do të jetë bashkëthemelues i kësaj lëvizjeje.

“Zotëri Bexheti në emër të zotëri Xhaferit dhe zotëri Bejtës u deklarua se ata do të vazhdojnë të mundohen të funksionojnë brenda BDI-së, unë ju uroj suksese. Këtu na ndahen rrugët pra, për momentin ata mbeten si fraksion apo kthehen në BDI, përgjigjen duhet ta japin ata pse dhe si, ndërsa ne deklarohemi se janë shterur të gjitha mundësitë për funksionim brenda BDI-së, prandaj dorëhiqemi nga gjithçka në BDI, nuk jemi anëtarë të BDI-së dhe prej sot është një fillim i ri, faqe e re”, tha Mexhiti për TV21.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“100 ditë keqtrajtim”, dalin detaje të reja nga historia e sherrit mes Feros dhe Arbenitës

Story i radhës

Egjipt, 9 të vdekur nga shembja e një ndërtese 4-katëshe

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë