Mexhiti: Shfuqizimi i “Balansuesit” nuk rrezikon punësimin e shqiptarëve! Dje Ministria e Financave miratoi punësimin e 38 shqiptarëve

min lexim

Shkup, 11 tetor – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me gazetarët që realizoi sot, tha se shfuqizimi i “Balansuesit” nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institutucionet shtetërore.

“Rastësisht apo jo, dje ministria e Financave miratoi 38 punësime për shqiptarë në Ansamblin e Valleve Shqipe. Njësoj do të vazhdojë dhe me Ansamblin Muzikor. Këtu duhet ta kemi parasysh edhe një analizë nga ish ministri i Administratës, Admirim Aliti, i cili ka nxjerr në pah që shqiptarët më mirë janë përfaqësuar me marrëveshje politike, kur janë hapur konkurset nga 500, 700 punësime se sa kur është vendosur mekanizmi i “Balansuesit”. Përfaqësimi i drejtë i bashkësive entike në RMV është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogojë askush. Është çështje tjetër ky përfaqësim a do të rregullohet me “Balansues” apo me Ligj. Ju i keni dëgjuar deklaratat edhe të partnerëve tanë në Qeveri, duke filluar nga kryeministri, deri të ministri i Administratës që e vërtetojnë që është kategori kushtetuese dhe që ka kapacitet qeveia që këtë çështje ta përmbyll me një ligj për ofron përfaqësim të drejtë dhe kualitativ në të ardhmen. Me siguri ditëve në vijim do të formohet edhe grup pune i ekspertëve, me profesor nga universitetet e vendit, t’i bisedojmë modelet, pr/ligjet për të dalë me ligjin apo modelin më të mirë që do ta rregullojë çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në RMV. Këta të cilët qajnë më “lot krokodili” nuk i kuptoj për shkak se të njejtit në vitin 2023 në seancë qeverie kanë votuar stratgjinë ku kanë kërkuar të shfuqizohet “Balansuesi”. Këtë e ka deklaruar edhe pas seancës edhe kryeministri Kovacevski, dhe të tjerë. Ne edhe atëherë edhe sot mendojmë që i ka dal afati “Balansuesit” dhe Maqedonisë i duhet një mekanizëm apo ligj i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat te shqiptarët”, u shpreh Mexhiti.

Mexhiti: Shfuqizimi i “Balansuesit” nuk rrezikon punësimin e shqiptarëve! Dje Ministria e Financave miratoi punësimin e 38 shqiptarëve

Posted by ZHURNAL.MK on Friday 11 October 2024

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Dragan Stojkoviq: Jam i shqetësuar me Granit Xhakën

Story i radhës

Të gjeni partnerin që doni, dhe të dashuroni partnerin që gjeni

Të fundit nga