mexhiti sharri fhe pelisteri do te kene qendra te reja informative 67e42cd9b87fc

Mexhiti: Sharri fhe Pelisteri do të kenë qendra të reja informative

March 26, 2025
1 minut lexim

Zv/ ministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot ka realizuar takim pune me drejtorët e Parqeve Nacionale të Sharrit dhe Pelisterit, Emir Huseini dhe Ivanço Toshevski.
Mexhiti me dy drejtorët gjatë takimit ka biseduar për planet investuese të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, siç është ndërtimi i objekteve të reja – Info qendrave për nevojat e këtyre dy Parqeve Nacionale.
Infot qendrat do të përmbushin të gjitha standardet mjedisore dhe do të shërbejnë për promovimin e këtyre parqeve kombëtare, si dhe edukimin e të interesuarve.
Mexhiti informoi gjatë takimit se për realizimin e këtyre projekteve, ndërmarrjet publike Mali Sharr dhe Pelisteri duhet të propozojnë lokacione, dokumente të nevojshme si dhe leje ndërtimi në mënyrë që të përfundojë procedura e tenderimit dhe mbikëqyrja e ndërtimit.
Sipas Programit vjetor të ministrisë për Natyrën për vitin 2025 dhe Planit të Prokurimit Publik për vitin 2025, realizimi i info qendrave – shtëpizave në Malin Sharr dhe Pelister arrin shumën prej 7.023.305,00 denarë.
Për përkrahjen e parqeve nacionale, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes programit investues, mbështet aktivitete në të katër parqet nacionale në vlerë prej 20.000.000,00 denarë, përkatësisht grant për Malin Sharr në shumë prej 6.000.000,00 denarë, grant për Parkun Nacional të Mavrovës prej 6,000,000,00 denarë, për Parkun nacional të Galiçicës në vlerë prej 4.000.000,00 denarë, dhe grant për Parkun Nacional Pelister në vlerë prej 4.000.000,00 denarë.
Të gjitha projektet e granteve kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së gjelbër në parqe me qëllim të gjenerimit të burimeve financiare shtesë për Parqet nacionale si dhe fushatën dhe mbrojtjen e biodiversitetit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

harry styles shfaqet me mustaqe ndersa shijon kafe me james corden 67e428dc53b4b
Story i mëparshëm

Harry Styles shfaqet me mustaqe ndërsa shijon kafe me James Corden

mexhiti qeveria ka marre vendim per fillimin e fazes se dyte te ndertimit te qarkores se tetoves 67e42d1471332
Story i radhës

Mexhiti: Qeveria ka marrë vendim për fillimin e fazës së dytë të ndërtimit të qarkores së Tetovës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë