Mexhiti sërish thirrje qytetarëve: Të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë, për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët

December 7, 2024
1 minut lexim

Shkup, 7 dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti u bëri thirrje qytetarëve që ta ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë pasi siç thotë, Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve.

Sa i përket çështjes së gjuhës shqipe, Mexhiti tha se askush nuk duhet të ketë dilema për këtë pasi tha se janë në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët dhe shtoi se, të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen.

“Të dashur qytetarë,

Ju bëj thirrje të gjithëve për qetësi dhe gjakftohtësi. Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve.

Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njejtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione. Si Qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojmë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë.

Qeveria është në veprim dhe koordinim të përhershëm. Bashkë me Parlamentin dhe aktorët tjerë shoqërorë jemi duke ndjekur me vëmendje çdo veprim, çdo qëndrim publik, çdo aksion e reaksion. Si institucione të përgjegjshme nuk do të lejojmë abrogimin e Ligjit për gjuhën shqipe dhe as rrënimin e frymës së bashkëjetesës që e garanton Marrëveshja e Ohrit.

I përkrahim të gjitha iniciativat publike, individuale ose kolektive të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen por edhe avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Betejat e përditshme politike dhe interesat e partive politike janë më pak të rëndësishme se gjuha shqipe.

Ju bëj thirrje edhe njëherë të gjithëve që të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë”, ka shkruar Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Te gjuha shqipe nuk ka kompromis, nuk ka politikë, nuk ka parti, ka vetëm komb!

Story i radhës

Abdixhiku nga Vjena: Përçarjeve të kësaj qeverie ne i përgjigjemi me unifikim dhe shpresë

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë