Mexhiti: Së shpejti do të hapim ambasadën në Arabinë Saudite

May 6, 2025
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti ka njoftuar se RMV do të hapë se shpejti ambasadën e saj në Riad të Arabisë Saudite.

Njoftimi i plotë i Mexhitit:

Republika e Maqedonisë së Veriut do të hapë së shpejti ambasadën e saj në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap i rëndësishëm strategjik forcon pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe thellon lidhjet me një nga aktorët më të rëndësishëm në botën arabe, si anëtare e G20-s dhe ekonomia më e madhe në rajon.

Për qytetarët tanë me besim islam, kjo është një ngjarje me rëndësi të veçantë. Arabia Saudite është vendi i dy qyteteve më të shenjta, Mekës dhe Medinës, ku çdo vit mijëra besimtarë nga vendi ynë kryejnë Haxhin dhe Umren, si pjesë e përkushtimit të tyre shpirtëror. Prania jonë diplomatike atje nuk është vetëm çështje politike, por një akt kujdesi dhe afërsie me njerëzit tanë, që do të lehtësojë organizimin, sigurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre pelegrinazheve.

Ambasada do të shërbejë gjithashtu si urë bashkëpunimi në fusha të rëndësishme si ekonomia, turizmi, kultura dhe siguria rajonale, në përputhje me politikën tonë të jashtme aktive dhe vizionin për një Maqedoni të Veriut më të lidhur me botën.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Gjykimi i shoferit të akuzuar për shkeljen e Frosina Kulakovës fillon të premten

Story i radhës

Nëpërmjet Ministrisë së Politikës Sociale do të ndahen grante për të rinj dhe organizata rinore

Të fundit nga

Armend Dallku: Ky është futbolli 

Vushtrria meriton notë dhjetëshe për atmosferën që krijuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mbi 6 mijë shikues e përcollën (shumica nga Vushtrria) finalen e barazhit mes Vushtrrisë dhe Llapit të Podujevës,
sqmken
ShkoLartë