IZET MEXHITI 1

Mexhiti: “Safe city” nuk ka komponentë etnike, ideja është të shtrohet në tërë territorin e vendit

January 28, 2026
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti ka thënë se sistemi “Safe city, ka qenë iniciativë e mëhershme, nuk është sot për sot.

Sipas tij, dukshëm janë ulur shkeljet, me tendencë brenda muajit të ketë vetëm 6 mijë shkelje.

“Kjo po jep efektet, kur shohim shpëtimin e jetëve, sepse qëllimi final nuk është të dëmtohen qytetarët. Nuk ka komponentë etnike, ideja është të shtrohet në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë që të ketë komponentë etnike”, tha Mexhiti.

Pa marrë parasysh akuzat e opozitës, sipas Mexhitit gjuha shqipe duhet të implementohet deri në fund në sistemin “Safe city”.

“Është sistem provë dhe duhet të implementohet dygjuhësia e plotë. Në takimin e liderëve, opozita ka dhënë mbështetje të plotë për votimin e “Safe cityt”, ka thënë Mexhiti.

Lidhur me pjesëmarrjen e Bilall Kasamit në takimin e liderëve, Mexhiti tha se ai ka propozuar që Kasami të delegohet në atë takim.
“Jemi 4 deri në 6 liderë, 4 nuk mund të shkojmë dhe kemi paraparë një lider dhe shefi i grupit parlamentar të marrë pjesë. Propozimi im ka qenë që të shkojë Bilall Kasami dhe kjo është punë ekipore”, ka thënë Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI LD
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Në fund të marsit pritet rikonstruim i Qeverisë

IZET MEXHITI
Lajmi i radhës

Mexhiti: Bulevardi “Cvetan Dimov” do të ndërtohet, asnjë objekt afarist nuk do të prishet

Të fundit nga

ShkoLartë