Një pjesë e pacientëve do të kenë mundësinë të lënë termin me mjekun amë në mënyrë elektronike. Kjo është një nga reformat në shëndetësinë primare, që i paralajmëron Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Sistemi i kujdesit primar shëndetësor do të transformohet në drejtim të modernizimit dhe thjeshtimit të shërbimit për të gjithë pacientët, ndërsa kjo do të arrihet me forcimin e rolit të mjekëve amë, si dhe reduktimin e procedurave administrative për shkrimin e terapisë kronike, deklaroi Mexhiti.
“Një pacient i caktuar që duhet të udhëtoj nga Kriva Pallanka, nga Resnja, ose nga Struga, që duhet të zgjohet në orën 5 të mëngjesit, të udhëtoj me makinë ose autobusë, të humbet një ditë pune ai që ka prind më të moshuar dhe të vijë të nënshkruaj një terapi e cila jepet vetëm në shëndetësinë terciare, domethënë në qendrën klinike, tash e tutje kjo do të nënshkruhet te mjekët familjarë. Ky është një nga ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në mbrojtjen shëndetësore primare”, theksoi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.
Përveç caktimit në formë elektronik, risi për mjekët e familjes është edhe fakti që me reformat do të mund të shkruajnë barnat që më parë i kanë shkruar vetëm mjekët specialistë, si dhe do të mund të lëshojnë udhëzime përkatëse për laboratorë për monitorimin e pacientëve me presion të lartë të gjakut dhe diabet, me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, astmë dhe probleme me tiroidet bën të ditur Doktor Zllate Mehmedoviq, koordinator i reformave në kujdesin primar shëndetësor.
“Në këtë drejtim mjekët amë kanë kompetenca më të mëdha për diagnostikim, mund të shkruajnë udhëzime për në laborator me qëllim që ta ndjekin pacientin dhe njëjtë mund të shkruajnë ilaçe me kompetenca të njëjta sikurse kanë vepruar deri tani mjekët specialistë. Ekzistojnë dy lloje të recetave të determinuara në fond, njëri është që e shkruan mjeku amë, ndërsa tjetrin që e shkruan mjeku specialist, e tani këtë të dytën mund ta shkruajnë edhe mjekët amë”, pohoi Zllate Mehmedoviq – koordinator i reformave.
Ministri i Shëndetësisë tha se kjo javë i kushtohet promovimit të lajmeve në sistemin e kujdesit primar shëndetësor, janë shtypur broshurat informative me mbështetjen e OBSH-së, ka përfunduar edukimi për 700 mjekë të familjes për rregullat e reja për shkrimin e barnave dhe në vijim planifikohen vizita në disa qendra shëndetësore në vend, për të njohur nga afër pacientët dhe mjekët me këto risi.
Burimi: TV21