Mexhiti: Përkatësia etnike së shpejti ne çertifikatatat e lindjes!

January 3, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në një intervistë për Radio Shkupin, ka komentuar zhvillimet në lidhje me Ligjin për Librat Amë dhe abrogimin e tij nga Gjykata Kushtetuese. Mexhiti e ka cilësuar këtë veprim si pasojë të fushatës për çështjen etnike, e cila kishte nisur disa kohë para se ligji të abrogohej. Sipas tij, ligji i mëparshëm, që kërkonte që prindërit të deklaronin përkatësinë etnike të fëmijëve të porsalindur, ishte abroguar nga ish-qeveria LSDM-BDI, me ministrin e Drejtësisë Krenar Lloga në krye, pa u diskutuar mundësia e rikthimit të tij. Mexhiti paralajmëroi se Qeveria planifikon rikthimin e Ligjit për Librat Amë, por me ndryshime të rëndësishme.

“Ideja jonë është që të jemi kreativë në këtë drejtim. E kemi paraqitur idenë dhe besojmë se do të pranohet nga partnerët tanë në Qeveri. Kjo do të bëhet në mënyrë ligjore, ku deklarimi i përkatësisë etnike të fëmijëve të porsalindur nuk do të jetë më i detyrueshëm, por vullnetar. Në këtë mënyrë, ne do të rikthejmë ligjin dhe presim që 99.9% e prindërve të deklarojnë përkatësinë etnike të fëmijëve të tyre. Duke mos qenë më i detyrueshëm, Gjykata Kushtetuese nuk do të ketë më mundësi ta abrogojë. Pra, kjo është qasja jonë: të rikthejmë me ligj dështimet që ata kanë bërë, në këtë formë për Librat Amë,” tha Mexhiti.

Përndryshe, ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në vitin 2022, propozoi Ligjin për përcaktimin e përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes. Ky ligj kaloi të gjitha filtrat qeveritarë dhe parlamentarë, por, me iniciativë të partisë E Majta, u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese, e cila e cilësoi si antikushtetues.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“S’kam pasur rrugë tjetër”, Bernardi rrëfen historinë: 5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera…

Story i radhës

Janevska: Intonimi i himnit nëpër shkolla – Ligji do të kthehet edhe pa këtë dispozitë!

Të fundit nga

Eleganca e Victoria Beckham

Modelja e famshme, Victoria Beckham ka treguar linjat e saj trupore, me një palë pantallona dhe një korse të thjeshtë Ajo veshjen e saj e tregoi përmes një video në Instagram, të
ShkoLartë