mexhiti pergjegjesi do te kete drejtesi do te kete per te gjitha tragjedite 67dd25061eb1f

Mexhiti: Përgjegjësi do të ketë, drejtësi do të ketë për të gjitha tragjeditë!

March 21, 2025
1 minut lexim

Zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se drejtësi do të ketë për gjitha tragjeditë që kanë ndodhur.

“Koçani, ‘Besa trans’, Spitali modular në Tetovë, Llaskarca – shumë tragjedi të rënda me shumë viktima për një vend të vogël si Maqedonia e veriut! Shumë dhimbje e familje të mbështjella në zi e vajtim, e shumë pak drejtësi për viktimat! Teksa lutemi për të mbijetuarit dhe përgatitemi për t’ua dhënë lamtumirën atyre që u shuan tragjikisht më 16 mars, si Qeveri zotohemi se leksioni i hidhur i Koçanit është mësuar, se mesazhi është pranuar: shteti nuk do të qëndrojë më duarkryq dhe nuk do të lejojë që drejtësia të humbet e të devalvohet nëpër hilet institucionale të ndërtuara për të mbrojtur të paprekshmit!”, ka shkruar zëvëndëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ai ka shtuar tutje se shteti do të veprojë e sipas kësaj edhe përgjegjësi do të ketë.

“Por shteti do të veprojë! Përgjegjësi do të ketë! Drejtësi do të ketë: për Koçanin, për ‘Besa transin’, për Spitalin e Tetovës, për Llaskarcën, për të gjitha tragjeditë të cilat kanë për shkak korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, dhe për pasojë kanë jetët e njerëzve!”, ka përfunduar zëvëndëskryeministri Mexhiti.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prokuroria dhe policia vazhdojne hetimet per zbardhjen e tragjedise ne kocan 67dd25029c1f3
Story i mëparshëm

Prokuroria dhe policia vazhdojnë hetimet për zbardhjen e tragjedisë në Koçan

me ftohte ne berove minus tete grade 67dd250977a11
Story i radhës

Më ftohtë në Berovë- minus tetë gradë

Të fundit nga

Vëllaznimi fiton Ligën Unike

Vëllaznimi është fitues i Final 4 Liga Unike! Një sukses i madh për gjakovarët. Pas një ndeshje dramatike Vëllaznimi fitoj pas vazhdimeve me rezultat 91-88 ndaj Sigal Prishtinës. Arian Azemi me 24
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë