Mexhiti për daljen e Thaçit nga Fronti Evropian: Ata nuk u bashkuan ideologjikisht, por për të mbijetuar në skenën politike

October 4, 2024
1 minut lexim

Shkup, 4 tetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili është pjesë e koalicionit “VLEN”, duke komentuar daljen e Menduh Thaçit nga Fronti Evropian me në krye BDI-në, tha se partitë në këtë front nuk janë bashkuar ideologjikisht, por për të mbijetuar në skenën politike.

Në deklaratën për media dhënë sot në Haraçinë, Mexhiti tha se nuk ka informacione se negociohet me Thaçin për kalimin e tij në “VLEN”.

“Unë personalisht nuk kam negociata të tilla. Siç edhe paralajmërova disa muaj më parë, ata nuk u bashkuan ideologjikisht apo për qëllime të larta, por se si të mbijetojnë në skenën politike”, ka thënë Mexhiti.

I pyetur nëse planifikojnë të negociojnë me deputetë të BDI-së për të kaluar në krahun e “VLEN”-it, Mexhiti ka thënë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë informacione lidhur me këtë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjeroni botën tuaj me Galaxy AI

Story i radhës

Ali Ahmeti shpalos 5 prioritetet: Eurointegrim, Veting, Verifikim i pasurisë, Hetim i privatizimit dhe Respektim i legjitimitetit

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë