Mexhiti-Pamer: Austria, model frymëzues për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e natyrës

May 5, 2025
1 minut lexim

Zv/Kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, u takua sot me Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Shkup, Sh.T.Z. Martin Pamer. Takimi u fokusua në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në qendër të diskutimit ishte shkëmbimi i përvojave për menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe parqeve kombëtare, me një vëmendje të veçantë për Parkun Kombëtar të Sharrit. Mexhiti theksoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë dhe vlerësoi modelin austriak si një shembull të suksesshëm të harmonizimit të turizmit me mbrojtjen e natyrës.

“Përvoja e Austrisë në këtë fushë do të na shërbejë si udhërrëfyes për zhvillimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore në vendin tonë”, deklaroi Mexhiti pas takimit.

Austria, me 17 parqe kombëtare dhe standarde të larta të menaxhimit mjedisor, mbetet një partner kyç për nxitjen e praktikave të mira në Ballkanin Perëndimor.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Driloni i “BBVK” kapet mat me një vajzë në Gjermani, kush është ajo?

Story i radhës

Imërlije Saliu: Jam ITHTARE e një politikbërjeje që nuk ndërpret marrëdhëniet shoqërore e familjare, por i forcon ato me respekt e mirëkuptim

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë