Mexhiti nga Kërçova: Kërkojmë nga lideri ynë, Ali Ahmeti që mos na dëgjojë neve por ta dëgjojë zërin e qytetarëve

Të pakënaqurit në BDI apo siç njihen ndryshe në opinion, “Grupi i zjarrit” sonte ndodhen në Kërçovë për tërealizuar takim me qytetarët e kësaj komune. Njëri nga krerët e këtij grupi, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në fillim të fjalimit të tij, përmendi presionet për mosrealizimin e këtij takimi, por nuk e saktësoi se kush i ka bërë këto presione, përcjell KlanMacedonia.

“Çdoherë ka pasur debat brenda partisë, por në fund kemi ditur të marrim vendimet e duhura në të mirë të partisë. Ne nuk kemi asgjë personale ndaj askujt, asnjëherë nuk kemi pasur qëllime të këqija… Të përmirësohemi para se të na përmirësojë populli”, deklaroi mes tjerash Izet Mexhit

Sipas tij, është e paarsyetueshme që të mos ketë organe partiake mes dy kongreseve. Grupi i të pakënaqurve, sipas Mexhitit, kanë kërkuar raport nga ekzekutivi e pasi debati është ndalur, janë detyruar të takojnë diretk qytetarët.

“Duke e ngulfatur demokracinë nuk shkohet drejt Evropës… Ne nuk kërkojmë ta heqim Artanin e ta vendosim Izetin. Kërkojmë nga lideri ynë, Ali Ahmeti që të mos na dëgjojë neve, por ta dëgjojë zërin e qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.

Mexhiti pyeti se pse edhe përkundër gjithë këtyre posteve qeveritare për shqiptarët, ende investimvet kapitale në pjesëmn e komunave shqiptare është vetëm 2 përqind. Ai gjithashtu hodhi kritika edhe për moszbatimin e gjuhës shqipe. Sipas Mexhitit, opozita ka qenë e dobët dhe janë detyruar ta luajnë rolin edhe të opozitës.
/Klan Macedonia

Story i mëparshëm

E çuditshme – Mbresa pastron flokët në lavamanin e kuzhinës së shtëpisë

Story i radhës

Rënditja e 12 versioneve të Windows nga më i keqi tek më i miri

Të fundit nga