FB IMG 1794662662716

Mexhiti nga Bursa: Çarshia e Vjetër e Shkupit po siguron mbështetje dhe partnerë për revitalizim

November 14, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në Bursa të Turqisë ka zhvilluar takime me përfaqësues të qytetit, ku në fokus ka qenë revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Mexhiti bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Bursa është takuar me Şahin Bibën, me prejardhje nga Prizreni, i cili sot është kryetar i qytetit të Bursës. Sipas tij, takimi është shfrytëzuar për të diskutuar mundësinë që përvoja e Bursës të vihet në shërbim të projektit për revitalizimin dhe zhvillimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

“Biseduam për ta vënë përvojën e Bursës në shërbim të revitalizimit të Çarshisë sonë dhe për të siguruar ekspertizën e financimin që kërkon ky projekt”, ka shkruar Mexhiti.

Mezhiti gjithashtu thekson se nga takimi në takim, ky projekt po arrin të sigurojë mbështetje dhe partnerë të rinj.

Në këtë kuadër, sipas Mexhitit, pritet të angazhohet edhe një këshill për lobim, në të cilin do të përfshihen Şahin Biba, zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Turqisë, Rexhep Alltepe, Bajram Vardar dhe figura të tjera publike me prejardhje nga Ballkani.

Mexhiti e sheh këtë angazhim si një mënyrë për t’i kthyer lidhjet me vendin e prejardhjes në bashkëpunim konkret.

“Lidhjet me vendin e prejardhjes po i kthejmë në ura bashkëpunimi për të ardhmen e Çarshisë”, ka shkruar më tej Mexhiti.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli i harry potter rrezohet para fansave 6af85080cddec
Lajmi i mëparshëm

Ylli i “Harry Potter” rrëzohet para fansave

Të fundit nga

ShkoLartë