Ylli i sagës, Harry Potter, aktorja britanike Emma Watson u rrëzua teksa po largohej nga festa “Men of the Year” e revistës GQ në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles, SHBA.
Aktorja u pengua në momentin kur njëri nga turma i tha me zë të lartë se ishte aktorja e tij e preferuar.
Aktorja e rej gati sa nuk e rrëzoi personin që po priste për një autograf.
Të pranishmit i erdhën menjëherë në ndihmë dhe ajo u ngrit shpejt, kërkoi falje dhe vazhdoi të buzëqeshte.
Burimi: botasot.info

