mexhiti nga brukseli pushteti lokal kyc per reformat evropiane 6a1ffce1b434f

Mexhiti nga Brukseli: Pushteti lokal kyç për reformat evropiane

June 3, 2026
1 minut lexim

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, po merr pjesë në sesionin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ (JCC) pranë Komitetit Evropian të Rajoneve, ku theksi është vendosur te roli i pushtetit lokal në procesin e integrimit evropian.

Mexhiti bëri të ditur se në këtë forum janë mbledhur përfaqësues të pushtetit lokal dhe rajonal nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga shtetet kandidate, për të shkëmbyer përvoja dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

“Sot ndodhemi në Bruksel, ku po mbahet sesioni i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, një forum i rëndësishëm ku diskutojmë sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian,” deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se pushteti lokal ka një rol të pazëvendësueshëm në këtë proces, duke qenë në vijën e parë të zbatimit të reformave dhe përafrimit me standardet evropiane.

“Integrimi në BE mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë së Veriut, ndërsa komunat kanë rol kyç si në procesin eurointegrues ashtu edhe në zbatimin e reformave,” u shpreh ai.

Sipas Mexhitit, diskutimet në Bruksel janë përqendruar në rrugën drejt anëtarësimit, vazhdimin e reformave dhe fuqizimin e pushtetit lokal si faktor vendimtar në afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

“Komunat janë partnerë të drejtpërdrejtë në përmbushjen e agjendës së integrimit dhe në përafrimin e standardeve lokale me ato evropiane,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërmjet komunave dhe institucioneve evropiane është thelbësor për të përshpejtuar procesin integrues dhe për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shba vendos tarifa te reja per kinen be ne dhe aleatet e saj 6a1ff40b4dc44
Lajmi i mëparshëm

SHBA vendos tarifa të reja për Kinën, BE-në dhe aleatët e saj

dimitrievski vendimi per provimin e jurisprudences duhet te jete brenda kornizes se kushtetutes dhe ligjeve 6a1ffe2f1329c
Lajmi i radhës

Dimitrievski: Vendimi për provimin e jurisprudencës duhet të jetë brenda kornizës së Kushtetutës dhe ligjeve

Të fundit nga

ASH: Derisa Evropa flet qartë, VLEN hesht

Deklarata e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ishte e qartë, e drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për interpretime partiake. Ajo që është dakorduar duhet të realizohet. As më shumë, as më pak,
ShkoLartë