mexhiti ne vizbeg rruga hasan prishtina do te sjelle infrastrukture moderne dhe lidhje me te mire me kosoven 6aa47ba251b34

Mexhiti në Vizbeg: Rruga “Hasan Prishtina” do të sjellë infrastrukturë moderne dhe lidhje më të mirë me Kosovën

September 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë zhvilluar takim me përfaqësues të bizneseve që veprojnë në zonën e Vizbegut.

Në fokus të takimit ka qenë projekti për ndërtimin e rrugës magjistrale transitore “Hasan Prishtina”, e cila, sipas Mexhitit, përbën një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për këtë pjesë të Shkupit.

“Gjatë ditës, bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ishim në Vizbeg, ku u takuam dhe biseduam me përfaqësuesit e bizneseve që veprojnë në këtë zonë”, ka njoftuar Mexhiti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e rrugës “Hasan Prishtina” dhe ndikimin që ajo pritet të ketë në qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës së Vizbegut.

“Në fokus ishte një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për këtë pjesë të Shkupit, rruga magjistrale transitore ‘Hasan Prishtina’”, theksoi Mexhiti.

Sipas tij, rruga e re do të ketë një gjatësi prej rreth 3.5 kilometrash dhe do të ndërtohet me katër korsi. Mexhiti vlerëson se projekti do të krijojë kushte më të mira për funksionimin e bizneseve dhe do të lehtësojë qarkullimin në këtë zonë.

“Rruga e re, me gjatësi prej afro 3.5 kilometrash dhe katër korsi, do t’i sjellë Vizbegut infrastrukturë moderne, do të lehtësojë qarkullimin dhe do të krijojë kushte shumë më të mira për funksionimin dhe zhvillimin e bizneseve në këtë zonë”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e projektit për lidhjen e Shkupit me pikën kufitare Bllacë dhe Kosovën.

“Njëkohësisht, Shkupi do të ketë një lidhje më të shpejtë dhe më të mirë drejt Bllacës dhe Kosovës”, tha kryetari i Çairit.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kelly brook me gjoksin me te madh cmend rrjetin me te brendshme 6aa478fbeab95
Lajmi i mëparshëm

Kelly Brook me gjoksin më të madh, “çmend” rrjetin me të brendshme

fund i vapes neser ndryshon moti stuhi reshje te dendura dhe ere deri ne 40 km h 6aa47ceddf2e1
Lajmi i radhës

Fund i vapës, nesër ndryshon moti: Stuhi, reshje të dendura dhe erë deri në 40 km/h

Të fundit nga

ShkoLartë