Kelly Brook vuri në pah linjat e saj trupore teksa pozoi për koleksionin e saj më të fundit të të brendshmeve në bashkëpunim me Next.
Modelja 46-vjeçare u emërua këtë vit ambasadore e linjës së re të markës, të krijuar për femrat me gjoks më të plotë, dhe gjatë fotosesionit dëshmoi se ishte reklamuesja më e mirë e koleksionit.
Kelly tërhoqi vëmendjen teksa pozoi me një sërë reçipetash dhe mbathjesh të zbukuruara me dantellë, duke punuar me pozat dhe këndet e saj gjatë fotosesionit.
Në një video promovuese për linjën e re, Kelly tha se për të, të brendshmet nuk kanë qenë kurrë çështje perfeksioni.



“Për mua, të brendshmet nuk kanë qenë kurrë çështje perfeksioni. Është fjala për vetëbesimin, për ta përqafuar trupin tënd dhe për t’u ndier fantastike me të. Është femërore, fuqizuese, e natyrshme dhe tërësisht e jotja”, u shpreh ajo.
Duke publikuar fotografi nga koleksioni në Instagram, Kelly shkroi: “Nuk mund ta besoj që ende mund ta bëj këtë, me gjithë shkëlqimin tim.”
Burimi: botasot.info


