“I njoh, jam i bindur se janë të pastër, besoj se do të dëshmohet pafajësia e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus.
Mexhiti me këtë rast ka thënë se 4 prej këtyre ish ministrave të Ekonomisë nga radhët e BDI-së, i njeh personalisht dhe se është i bindur se ata janë të pastër dhe se do të dëshmohet pafajësia e tyre.
“Nuk janë të gjithë të BDI-së, janë edhe të VLEN-it. Ka drejtor të VLEN-it. Dua ta respektoj prezumcionin e pafajësisë. Katër prej tyre i njoh, i kam propozuar duke i njohur, jam tejet i bindur se janë të pastër në këtë drejtim, por fjalën e fundit ia lemë drejtësisë, gjyqësisë. Duke i njohur, pra në fund besoj se do të dëshmohet pafajësia e tyre”, deklaroi Mexhiti.