mexhiti ndryshe nga e kaluara ne ndertojme per te ardhmen 67d590373c270

Mexhiti: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen

March 15, 2025
1 minut lexim

Sot, së bashku me kryeministrin Mickoski dhe përfaqësues të kabinetit qeveritar, vendosëm gurthemelin për rikonstruimin e rrugës lokale Draçevë-Motel Kitka, në segmentin Uji i Kuq-Kitka. Ky projekt, me gjatësi 6.5 kilometra dhe vlerë prej 63.5 milionë denarësh, financohet nga fondet e dedikuara të Qeverisë për komunat.

Ky investim nuk është thjesht një rindërtim rruge, por një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve. Banorët e Studeniçanit do të kenë një qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt, ndërsa qasja drejt Malit Kitka do të bëhet më e lehtë dhe më e aksesueshme.

Ne vazhdojmë të dëshmojmë me vepra se qytetarët janë prioriteti ynë. Çdo vendbanim do ta ndjejë mbështetjen e Qeverisë, sepse secili meriton kushte më të mira dhe një jetë më cilësore.

Nga fjalët te veprat: Ndryshe nga e kaluara, ne ndërtojmë për të ardhmen

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

5 gjera qe thone njerezit tinezare kur harrojne emrin e dikujt 67d58c3ca4d06
Story i mëparshëm

5 gjëra që thonë njerëzit tinëzarë kur harrojnë emrin e dikujt

kryetari i vrapcishtit largohet nga fronti 67d5906e90299
Story i radhës

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë