Mexhiti mendon se BDI-ja ëahtë bë si PDSH-ja, shkarkon kryetar brenda natës?

March 5, 2023
1 minut lexim

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, emërimin e Bujar Osmanit nga ana e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për koordinator të partisë në Çair e ka krahasuar me PDSH-në e dikurshme. Në një deklaratë për Portalb, Mexhiti thotë se emërimi i Osmanit për koordinator të Çairit “i ngjason sikur PDSH-së së dikurshme, kur brenda natës shkarkonte dhe emëronte krerë të degëve në mënyrë jostatutare”.

“E para është absurde sepse Bujari është i angazhuar me OSBE-në, pra për projekte ndërkombëtare dhe nuk shkojnë politikat ditore me ato ndërkombëtare. E dyta në Statut të BDI-së nuk ekizston pozita e koordinatorit, pra është jostatutare dhe nuk është legjitime. Për këtë nuk është diskutuar në organet partiake”, tha Mexhiti në një bisedë me gazetarin e Portalb.mk.

Sipas tij, kjo është tendencë për ta heshtur mendimin ndryshe, por kjo, siç tha Mexhiti, nuk e shuan zjarrin, vetëm se do e rrit.

Në pyetjen nëse “Grupi i Zjarrit” do të formojë lëvizje apo parti të re, Mexhiti tha se do të vazhdojnë të luftojnë brenda BDI-së.

“Do vazhdojmë të jemi brenda partisë, pasi që informatat në terren dhe në struktura, dëshmojnë se 99% e tyre mendojnë si ne, por reagimin dikush e ka më herët dhe dikush më vonë. Kjo na nxit që ta vazhdojmë luftën brenda organeve partiake, pra brenda subjektit. Zgjidhja do të ishte ballafaqimi në debat me argumentet, ai që i ka argumentet duhet të fitojë dhe mendoj se argumentet janë në anën tonë. Këtë e dëshmon edhe masiviteti edhe euforia në tubimet që i bëjmë ne. Ku shkon Artani dhe Bujari nuk duket sikur e përfaqësojnë BDI-në, por sikur përfaqësojnë ndonjë parti minore, si këto deputet që i kanë nga një dhe dy deputetë”, tha Osmani.

Në fund, Mexhiti dërgoi një porosi për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, duke e porositur që të reflektojë.

“Përgjegjësia bie më shumë mbi Ali Ahmetin, i cili duhet ta sheh këtë situatë se nga shkon BDI-ja dhe të reflektojë”, tha Mexhiti.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre

Story i radhës

​Ukraina zmbrapsë mbi 130 sulme ruse në 24 orët e fundit

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë