mexhiti me cekine po ndertojme nje te ardhme te gjelber te perbashket 6808c2ae2074a

Mexhiti: Me Çekinë po ndërtojmë një të ardhme të gjelbër të përbashkët!

April 23, 2025
1 minut lexim

Shkup, 23 prill – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë në Forumin e Energjisë dhe Teknologjisë Maqedoni e Veriut-Çeki organizuar nga ambasada e Republikës Çeke në Shkup.

Ngjarja paraqet një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe fillimin e formave të reja të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, bizneseve dhe ekspertëve nga të dy vendet.

Fokusi ishte në tema të tilla si tranzicioni i gjelbër, burimet e rinovueshme të energjisë, digjitalizimi dhe inovacioni teknologjik.

“Tranzicioni i gjelbër nuk është vetëm një proces energjetik, por edhe një hap kyç mjedisor dhe zhvillimor për të ardhmen. Si Ministri, detyra jonë është të integrojmë inovacionin dhe zgjidhjet teknologjike me planifikimin e qëndrueshëm hapësinor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Me këtë strategji, ne po krijojmë një mjedis të shëndetshëm, elastik dhe konkurrues që do të sigurojë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, tha ministri Mexhiti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

aksion i madh policor per mashtrime me ndihmen per kujdes te huaj 49 persona te perfshire mjeke dhe zyrtare nga disa spitale te rmv se 6808c2aa85d3f
Story i mëparshëm

Aksion i madh policor për mashtrime me ndihmën për kujdes të huaj – 49 persona të përfshirë, mjekë dhe zyrtarë nga disa spitale të RMV-së

i gjendet ne banese pushke dhe arme e luftes se dyte boterore arrestohet 68 vjecari ne bubq 6808c80ca12ca
Story i radhës

I gjendet në banesë pushkë dhe armë e Luftës së Dytë Botërore, arrestohet 68-vjeçari në Bubq

Të fundit nga

ShkoLartë