mexhiti kur shkelet fjala e dhene eshte thyer buka e buka qe thyhet nuk ngjitet 6819c9f8305c5

Mexhiti: Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka! E buka që thyhet nuk ngjitet

May 6, 2025
1 minut lexim

Kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka shkruar një shkrim një rrjetet sociale, ku flet për besën dhe fjalën e dhënë, ndërkaq përmend edhe afate. A po flet Mexhiti për situatën politike dhe për gjendjen pas largimit të Taravarit nga VLEN?

“Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë. Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore. Sepse besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”, ka shkruar Mexhiti.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

IZET MEXHITI
Story i mëparshëm

Izet Mexhiti: BESA është garanci nderi, më e fuqishme se çdo dokument ligjor

mexhiti thumbon taravarin kur shkelet fjala e dhene eshte thyer buka e buka qe thyhet nuk ngjitet 6819c9fd5a952
Story i radhës

Mexhiti “thumbon” Taravarin: Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka! E buka që thyhet nuk ngjitet

Të fundit nga

ShkoLartë