Mexhiti: Koalicioni jonë është unifikues dhe fokusi është te fitorja

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë për televizionin Shenja ka theksuar se koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim, është koalicion që asocon në unifikim dhe ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët. Ai tha se kanë tejkaluar gjitha egot, dhe se fokusi i vetëm është fitorja në zgjedhjet e ardhshme. Mexhiti madje nuk i ka kursyer edhe kritikat e tij ndaj subjektit shqiptarë në pushtet BDI.

“Nga emërtimi koalicioni jonë asocon në lidhjen e Prizrenit, asocon në unifikim. Europiane për shkak se prioritet janë integrimet europiane, dhe përfundon me ndryshimin, sepse shqiptarët këtë e presin për shumë vite. Në RMV ka pas një monopol politik dhe s’ka pasur konkurrencë, tani dallon nga herëve tjera. Ne kemi vendos një koalicion mbi parime ku kemi tejkaluar egot, suetat, dhe fokusi është tek fitorja dhe te ndryshimi i cili e pret qytetari nga ne”, ka theksuar Mexhiti.

Ai tha se ka ardhur koha që shqiptarët të kalojnë në një fazë tjetër politik. Edhe pse ka pasur suksese këto vite, por duhet të pranojmë edhe dështimet, sidomos në arsim. “Ne ballafaqohemi me probleme në arsim, siç janë Velesi dhe Idrizova ku pamundësohet mësimi shqip edhe pse 15 vite kemi udhëhequr me dikasterin e arsimit. Ka shumë faktorë për arsimin e dështuar, marr dhe unë përgjegjësi. Edhe opozita ka përgjegjësi sepse nuk ka qenë e konsoliduar. Krijohet përshtypja se BDI i ka ministrat, por nuk i kanë ministritë. Për shembull kemi sot ministrin e arsimit, ndërsa në vazhdimësi në vend kemi diskriminimin në arsimin shqip”, potencon Mexhiti

Story i mëparshëm

Afërdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Story i radhës

Sërish rënie e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Të fundit nga