Tashmë janë mbyllur mbi 220 faqe që kanë ofruar kazioni online në mënyrë joligjore, njoftoi zv/kryeministri Izet exhiti. Ai shtoi se po punojnë në mënyrë intensive mbi ligjin e ri për lojërat e fatit i cili, siç u hpreh Mexhitit, do të jetë shumë më i ashpër se ai paraprak.
Mexhiti bëri të ditur se me këtë hap është ulur numri i kazinove online për 40%, ndërkaq bëri të ditur se së shpejti do të mbyllen edhe kazinot tjera online.
“Po punojmë pë zbulimin e të gjitha faqeve dhe të gjitha do t’i mbyllim. Deri në këtë moment janë mbyllur 226 faqe të kazinove online dhe po punojmë për mbylljen edhe të faqeve tjera”, deklaroi Mexhiti.
Mes tjerash zëvendëskryeministri Mexhiti apeloi deri te të gjithë qytetarët që të paraqesin kazinot online qe me këtë edhe qeveria të marrë masat e duhura.
Burimi: alfax.mk